“Bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj gruas dhe 3 fëmijëve”, reagon policia për tragjedinë në Shkodër: Dyshohet se janë vetëmbytur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj gruas dhe 3 fëmijëve”, reagon policia për tragjedinë në Shkodër: Dyshohet se janë vetëmbytur

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyratr lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër.

Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e sdaj të mitur rezulton e zhdukur prej disa ditësh. Ndërkohë ditën e djeshme, bashkëshorti i saj Ergys Arrazi denoncoi në polici se kishte humbhr kmontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Policia e Shkodrës njofton se 31-vjeçari Ergys Arrazi është vënë në pranga pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve dhe dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Advertisement

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa”, njofton policia.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit Ergys Arrazi, 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Advertisement

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Ergys dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy