Efektivi i policisë dhe kunati u plagosën me armë në Shkodër, reagon policia: Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Efektivi i policisë dhe kunati u plagosën me armë në Shkodër, reagon policia: Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali.

Sipas policisë, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gjergj Ndershtiqaj rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjin Nika, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Advertisement

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy