BE: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta

Zgjedhjet e 25 prillit, për ambasadorin e BE, Luigi Soreca ishin të rregullta dhe pa probleme. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR, diplomati tha se procesi ka pasur përmirësime të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet mëparshme. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të vazhdojnë punën për pretendimet e ngritura nga subjektet politike për parregullsitë në zgjedhje.

 

 

LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE NE TIRANE 

Advertisement

Është shumë e rëndësishme pikërisht që tani të ndiqen nga administrata zgjedhore po ashtu dhe nga autoritetet gjyqësore të gjitha parregullsitë, të cilat pretendohet se janë kryer. Ne e dimë që kjo punë po ndodh, po e ndjekim këtë proces nga afër dhe unë e kam thënë dhe në të shkuarën dhe po e përsëris sërish: që për ne është shumë e rëndësishme që puna e autoriteteve gjyqësore, por edhe administratës zgjedhore jo vetëm të vijojë, por edhe të përfundoj ashtu siç e parashikon kodi zgjedhor.

 

Soreca deklaroi se BE po e ndjek nga afër të gjithë procesin, ndërsa kërkoi hetim edhe nga SPAK lidhur me krimet zgjedhore.

 

Advertisement

Sipas ndryshimeve në kodin zgjedhor edhe Spaku ka tashmë një mandat më të zgjeruar për të parë pikërisht ato që janë quajtur vepra penale zgjedhore apo krime zgjedhore. Dhe është shumë e rëndësishme që kjo punë të vijojë dhe të përfundojë. Dëshiroj t’u siguroj se ne po i ndjekim këto çështje me vëmendjen më të madhe.

 

Deklaratat ambasadori i Bashkimit Europian i bëri nga Durrësi ku pati një takim me të disa të rinj të këtij qyteti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy