Begaj pret homologun Van der Bellen/ Austria: Jo “pasaporta të arta”, dëmtojnë proçesin e integrimit në Bashkimin Europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj pret homologun Van der Bellen/ Austria: Jo “pasaporta të arta”, dëmtojnë proçesin e integrimit në Bashkimin Europian

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, vizitoi Tiranën, ku u prit nga homologu i tij  Bajram Begaj.Pas takimit dy presidentet dolen ne konferencë për shtyp .

 

Kreu i shtetit austriak u ndal tek pasaportat e arta,  që  edhe pse është një nismë e pezulluar  nga qeveria,  theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë të gjitha udhëzimet e Bashkimit Evropian.

 

Advertisement

PRESIDENTI I AUSTRISE

 

ALEXANDER VAN DER BELLEN  

 

Advertisement

Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira.Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane”

 

Ndërsa presidenti begaj falenderoi homologun austriak per mbeshtetjen ne rrugen e integrimit te shqipeise drejt bashkimit europian.

 

Advertisement

 PRESIDENTI I SHQIPERISE

 

BAJRAM BEGAJ

 I përcolla Presidentit Van der Bellen vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ku përfshihet mbështetja politike, ekonomike, infrastrukturore e mbi të gjitha mbështetja për reformën në drejtësi.Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm aktiv në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë; veçanërisht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit

Advertisement

 

Presidenti i Austrise iu drejtua me nje mesazh edhe deputeteve ne parlament ku serish ne fokus ishin reformat e Shqiperise dhe rrugat drejt integrimit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy