Bejko mbledh kandidatët për Këshilli Bashkiak të Tiranës: Sondazhet janë në favorin tonë, maksimalizoni votat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bejko mbledh kandidatët për Këshilli Bashkiak të Tiranës: Sondazhet janë në favorin tonë, maksimalizoni votat

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka mbledhur këtë të enjte kandidatët për Këshilli Bashkiak të Tiranës në një tryezë diskutimi.

 

Gjatë fjalës së tij, Bejko ka kërkuar që kandidatët të punojnë për të maksimalizuar votën duke theksuar se sondazhet janë në favorin e tij.

 

Advertisement

 “Jam besimplotë se kredibiliteti dhe personaliteti juaj në çdo zonë, në çdo lagje, në çdo fshat, si në Tiranën urbane ashtu edhe në atë rurale, do të na japi mundësi që ta maksimalizojmë votën e Partisë Demokratike, dhe të synojmë pse jo, fitoren. Pse e synojmë fitoren? Sepse, sipas të gjitha sondazheve, siç e keni vënë re, janë mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë që refuzojnë klasën e korruptuar politike, e cila përfaqësohet nga trekëndëshi Rama, Berisha, Meta. Në këto kushte përballë tyre, ne jemi të ndryshmit e tyre”, tha ai.

 

 

Në të njëjtën kohë, kandidati i PD për Tiranën, nuk harroi akuzat ndaj kundërshtarëve, për të cilët shprehet se mbajnë mbi supe krimin dhe korrupsionin.

Advertisement

 

“Ne nuk jemi pengje as të oligarkisë, nuk mbartim mbi supe as krime dhe as korrupsion. Nuk kemi rekorde të bashkëpunimit me krimin e organizuar, me ekonominë kriminale. Pjesa jonë më e madhe, pjesa dërrmuese jemi në kushtet e punës, e fitojmë përditshmërinë tonë, e fitojmë jetën tonë, nëpërmjet profesionit të gjithsecilit”, shprehet Bejko.

 

Bejko theksoi se programi i tij për Tiranën është një alternative për qytetarët e zhgënjyer nga palët e tjera.

Advertisement

 

 “Ne kemi një program, të cilin e kemi ambicjoz, e kemi program të thjeshtë, kemi një program që do të na ndihmojë, të kuptohemi me qytetarët, të bashkëbisedojmë me qytetarët, të pëlqehemi nga qytetarët, t’i ftojmë ata që të votojnë Partinë Demokratike. Është fare e thjeshtë. Ata të cilët janë mërzitur me Erion Veliajn, por edhe ata të cilët nuk duan marrjen e bashkisë nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës, e kanë rrugën e zgjidhjes mbi tavolinë, e kanë në kutinë e votimit. Mjafton vota e tyre dhe të tre këta eliminohen. Eliminohet Erion Veliaj, eliminohen Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe fiton kandidati i Partisë Demokratike, nëse duan realisht që t’i përzënë dhe të mos i pranojnë.”

 

Roland Bejko do të përballet më 14 maj me kreun aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si dhe me Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, të cilët edhe konsiderohen si kundërshtarë direkt të PD zyrtare në këto zgjedhje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy