Beleri kërkon leje të posaçme për betim/ SPAK: Nuk ka dispozitë ligjire! Avokatët sjellin shembuj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beleri kërkon leje të posaçme për betim/ SPAK: Nuk ka dispozitë ligjire! Avokatët sjellin shembuj

GJKKO ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për Fredi Belerin, ku pritet që të merret një vendim nëse do t’i jepet leje e posaçme për të kryer betimin apo jo.

 

Gjatë seancës së sotme, nuk u morr asnjë vendim. Sipas prokurorëve të çështjes, nuk ka asnjë diapozitë ligjore për një leje të veçantë përveç sëmundjeve të rënda që vërtetohen me raport mjekësor nga ana e familjarëve, apo raste vdekje.

 

Advertisement

Por avokatët sollën disa shembuj, ku kanë kujtuar se është lejuar shoqërimi i dy të burgosurve Artur Velo e Murat Masha ndonëse nuk parashikohet në ligj. Nuk është leje e posaçme por seancë ndërmjetësimi, shoqërim. Bashkia Kukës ka lejuar 20 të burgosur sipas avokatëve të votojnë dhe e ka rregulluar me ligj.

 

Po ashtu ata thonë se edhe deputetët Azgan Haklaj dhe Mark Frroku janë lejuar të votojë reformën në drejtësi

 

Advertisement

Por gjatë seancës, nuk ka munguar as reagimi i Fredi Belerit. Ky i fundit  nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministri Edi Rama. Ai deklaron se po mbahet në qeli për qëllime politike, teksa kërkon që padrejtësi kushtetuese të marrë fund.

 

Diskriminim politik. Ka vendime politike dhe pozicionime të kryeministrit përpara çdo seance. Nuk ndodh në asnjë shtet të botës që një humbës të vijoj të drejtoj. Padrejtësi që duhet të marrë fund, diçka që nuk pengohet me ligj, lejohet. Është parim kushtetues”, tha Beleri./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy