Berisha akuza “bombë” ndaj Bashës: Ndau lekët e “Toyota Yaris” me Taulant Ballën!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuza “bombë” ndaj Bashës: Ndau lekët e “Toyota Yaris” me Taulant Ballën!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si të përfshirë në “aferën Toyota Yaris”.

Nga foltorja në Burrel, Berisha zbuloi diskutimet që kishte patur me kryedemokratin Basha, duke e akuzuar atë se ka ndarë paratë e ardhura nga Belgjika me Taulant Ballën.

Advertisement

“Do t’i kthej një përgjigje. Tre katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Tani do t’i them këtu para jush. Peng-Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmendur “Toyota Yaris” në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng Bashën me “Toyota Yaris”. Dil dhe sqaro aferën, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën në atë aferë. Na ngrihet një ditën në parlament dhe thotë se ditën e shtunë do të vijnë Toyotat e mbushura me 5 milion eruo. Nga e di ti këtë i thashë unë.

Kam informata, tha. Erdhën por eurot nuk u kthyen. Pse i thashë unë? Epo njoftohen me GPS, më tha. I ndiqnin me GPS. Çudi i them unë, shumë çudi kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin tre ditë, por erdhën direkt në Durrës, 1 milion e gjysmë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe Basha u fshihet. Nëse Rama t’i përmend, unë kërkoj transparencë.

Tre muaj më parë e marr në telefon, i them Lul, tre gjykatës së Gjykatës së Lartë kanë bërë vettingun dhe ua kanë fshehur, ata janë për burg. Ashtu tha? Prit njëherë mos u ndje se merrem unë. Po, edhe unë, natyrisht bëra gati statusin, por prita. Prita një javë, nuk tha asnjë fjalë. U bashkua me Ramën se edhe ky ka dosjen e tij.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy