U përfshi në aksidentin me vdekje të “Xubit”/ Gjykata lë në arrest shtëpie, drejtuesen e “Toyota Yaris”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U përfshi në aksidentin me vdekje të “Xubit”/ Gjykata lë në arrest shtëpie, drejtuesen e “Toyota Yaris”

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, arrest shtëpie për Ankela Mulletin, drejtuesja e mjetit që u përshi në aksidentin e rëndë ku humbi jetën Fatmir Avidllari, apo I njohur ndryshe si  ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

Përvecse ndodhet në spital pasi u plagos edhe vetë në aksident, 39 vjecarja që drejtonte makinën Toyota Yaris, ka edhe dy fëmijë të mitur, cka e ka lehtësuar pozitën në raport me vendimin e Gjykatës.

Ankela Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar dhe nuk kishte ndezur sinjalet e makinës përpara se të lëvizte në të majte.

Megjithatë aksidenti fatal u favorizua edhe nga shpejtësia marramendëse me të të cilën lëvizte viktima me motor, pikërisht me 180 km/orë sipas Prokurorisë.

Advertisement

45 vjecari vdiq në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy