U arrestua për 5 gram kanabis, Gjykata e liron nga burgu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua për 5 gram kanabis, Gjykata e liron nga burgu

Gjykata e Korçës i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” Mikail Mejdi nga fshati Borovë i Kolonjës i arrestuar në kushtet e flagrancës vetëm pak ditë më parë gjatë një operacioni ku ranë në prangat e Policisë edhe 6 persona të tjerë.

Në qoftë se 6 të tjerët Gjykata e Korçës i ka njohur me masën e sigurisë arrest me burg për Mikail Mejdi masa “Detyrim Paraqitje” është dhënë në prezencë të tij.

Burime të siguruara nga Vizion Plus thanë se Mikail Mejdi, policia gjatë operacionit i ka gjetur në një ish stallë 5 gram kanabis sativa sasi e cila sipas të njëjtit burim lënda narkotike ka qënë disa vjeçare.

Në kushte të tilla edhe akuza ka kërkuar detyrim paraqitje kërkesë të cilën e ka pranuar edhe gjykata për kolonjarin e arrestuar në një aksion të bujshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy