Berisha akuza të forta: Dëshmitë e Dumanit faktojnë lidhjen e bandave me qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuza të forta: Dëshmitë e Dumanit faktojnë lidhjen e bandave me qeverinë

Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë.

 

Në nisje të mbledhjes në selinë blu për zgjedjen e drejtuesve të rëndësishëm të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate.

 

Advertisement

Berisha tha se dëshmitë e Nuredin Dumanit faktojnë lidhjet e bandave me nivelet më të larta të qeverisjes shqiptare.

 

“Kjo është një mbledhgje procedurale në të cilën do të zgjedhim drejtuesit kryesor të PD. Procedurat nuk duhet të na pengojnë për të parë realitetin dramatik shqiptar. Pasi sot zhvillimet në këtë vend tejkalojnë cdo lloj imagjinate. Sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit, vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër, krimi dhe policia janë një, se krimi godet në çdo skaj të vend ndërkohë deshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qevrisë të cilat dora dorës do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit. Shqipëria rezulton, ministra e drejtorë të saj, prokurorë dhe gjykatës rezultojnë skllevër të krimit.”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy