Berisha: Dalim në koalicion me LSI, do kemi një logo tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Dalim në koalicion me LSI, do kemi një logo tjetër

Ish kryeministri Sali Berisha tha se do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë në koalicion me LSI.

 

Ai theksoi se po diskutohet edhe për përfshirjen e partive të tjera të vogla opozitare. Berisha tha se logon e PD nuk e përdori dot në Primare pasi e ka konfiskuar Rama, ndërsa tha se logon do e vendosin më vonë pas koalicionit.

 

Advertisement

“Rama ka konfiskuara PD dhe siglën e PD dhe qëllimi ka qenë që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrë pjesë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy