Berisha: Entuazizem i madh për fitoren e opozitës në 14 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Entuazizem i madh për fitoren e opozitës në 14 maj

Berisha përmes bashkëbisedimit me gazetarët tha se ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj.

 

Ai u shpreh i sigurtë se kjo do të jetë pranvera e fitores së opozitës shqiptare.

 

Advertisement

Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj.

Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje.

Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. Ndonëse këto janë zgjedhje lokale, kjo do jetë pranverë e fitores mbi monizmin.

Shpreh falënderimin për qytetarët për revoltën që shprehin ndaj makinacioneve të Edi Ramës me dy pengjet e tij.

Advertisement

Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, që është shndërruar në turpin e Shqipërisë dhe botës.

Është shndërruar në një njeri të pashpresë, për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij. Po e damkosin me epitete nga më të rëndat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy