“Po nisim mosbindjen civile”/ Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës, largohet vetëm më revolucion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po nisim mosbindjen civile”/ Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës, largohet vetëm më revolucion

Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë kryesinë e Partisë Demokratike.

Në komunikim me anëtarët, Berisha sulmoi sërish kryeministrin Rama në lidhje me hetimet ndaj ish zyrtarit të SHBA-së, Charles McGonigal, duke e quajtur atë, ‘porositës i vrasjes së opozitës’.

Advertisement

 

Një ditë pas protestës së tensionuar para parlamentit, Berisha theksoi se shefi i qeverisë mund të largohet nga pushteti vetëm me revolucion.

 

Advertisement

“McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet. Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta. Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion. Ju e shihni, gazeta më e madhe në SHBA, Uashington Post thotë që Edi Rama është i zhytur deri në fyt në afera sekrete me McGonigal. Ju e dëgjuat gazetarin e BILD nga Nju Jorku, deklaroi haptas se dokumentet faktojnë se McGonigal u mor me Sali Berishën. Ndaj dhe duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative.Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten.Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile.”– tha Berisha gjatë takimit me anëtarët e kryesisë së PD. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy