Bëni Like Struga.info në Facebook


Berisha: Revolucion për logon e PD/ “Kandidatët e opozitës do të triumfojnë në 14 maj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Revolucion për logon e PD/ “Kandidatët e opozitës do të triumfojnë në 14 maj”

Beteja e parë e Partisë Demokratike në këtë vit elektoral do të jetë beteja kundër kryeministrit Edi Rama për logon e PD.

 

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, akuzoi shefin e qeverisë se po ushtron presion mbi gjykatën që të mos hedhë në regjistrin e partive politike statutin e 11 dhjetorit, i cili është njohur nga shkalla e parë e gjyqësorit.

 

Advertisement

Berisha paralajmëroi revolucion në rast se partisë më të madhe të opozitës do t’i mohohet e drejta për tu regjistruar në zgjedhje me logon e PD.

 

 

SALI BERISHA

Advertisement

 

KRYETAR I PD

 

“Ne kemi vulën, flamurin, siglën dhe flamurin në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të përballemi me Edi Ramën”

Advertisement

 

Duke përsëritur se bojkot të zgjedhjeve nuk do të ketë më, Berisha u shpreh optimist se do të fitojë në 14 maj.

 

“Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës.”

Advertisement

 

Berisha komentoi edhe apelin e ambasadores amerikane që demokratët duhet të shohin përpara.

 

“Demokratët, kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës.”

Advertisement

 

12 vite pas protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë, Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim për ngjarjen.

 

“21 janari është akt antikushtetutes i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të OSBE në të cilën shprehet qartë intencionet për pushtet të atij puçi. 21 janari ka një zhvillim dramatik ku mbetën 4 të vrarë, të sjellë të gjithë nga Edi Rama me qëllim për të rrëzuar Sali Berishën dhe për të pushtuar Kryeministrinë dhe u përdorën të gjitha mjetet e dhunës përfshi armët e zjarrit”

Advertisement

 

Nesër është përvjetori i protestës së Partisë Socialiste asokohe në opozitë, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy