Berisha, fushatë në Dibër: Në këto zgjedhje kemi përballje me shtetin e mafias

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha, fushatë në Dibër: Në këto zgjedhje kemi përballje me shtetin e mafias

Berisha: Në këto zgjedhje kemi përballje me shtetin e mafiasSali Berisha ndodhet sot në Dibër, në Bashkinë e fundit ku ai bën prezantimin e kandidatit demokrat për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Në emër të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, në këtë bashki do të garojë Premtim Kryemadhi.

Për ish-kryeministrin, këto janë zgjedhje për të gjithë Shqipërinë, pasi shënojnë fitoren e parë të revolucionit dhe kthimin e zgjedhjeve të lira.

“Vota e juaj ka qenë dhe mbetet frymëzim force dhe energjie për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, për PD dhe revolucionin demokratik të saj dhe përmbysjen  e narkoshtetit të kreut të meduzëz dhe patericave të tij. Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurine e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin. Të dashur miq në keto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vertëtë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njef dhe nuk respekton votën, perballet narkoshteti që zevendëson voten me tritol si rasti i FSHF. Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psiklogjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët me shkodranët, durrësaket, gjirokastritët, mendon se mund të sillet si të dojë, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie. Unë vij sot këtu. Tre ditë më parë ishë në Durrës. Durrësit në një vendim paranojak të korruspionit kanë vendosur ti bëjnë atë që nuk janë bënë 3000 vjet. Ai ka marrë në qerre edhe Lul Bravën. Por a mund të merret një vendim i tillë pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin e asnjë durrsaku, sikur vjen një pushtues i huaj.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy