Berisha i bashkohet protestës para Ministrisë së Brendshme/ “Kauza e qytetarëve, e ndjeshme”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha i bashkohet protestës para Ministrisë së Brendshme/ “Kauza e qytetarëve, e ndjeshme”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar nga qytetarët para Ministrisë së Brendshme.

 

Në një deklaratë për media, Berisha tha se kauza që ka  ngritur qytetarët në protest është e ndjeshme, teksa akuzon qeverinë për vrasjen e 7 vjeçares në Potam nga ish oficeri Arjan Tase.

 

Advertisement

“Nuk do jem kurrë në protest pa mbështetjen e tyre. Kjo është një protest e organizuar nga qytetarë të organizuar. Kjo është një kauzë e ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Qytetarët kërkojnë me të drejtë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe të Turizmit, por shefi i tyre i mbron.

 

Nga ana njerëzore ai nuk ndjen asnjë gjë. Ai nuk mban përgjegjësi për asnjë gjë. Ai do të heq përgjegjësi dhe do ta politizojë, duke përdorur epitete të ndryshme”, tha Berisha.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy