“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Nis protesta para Ministrisë së Brendshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Nis protesta para Ministrisë së Brendshme

Ka nisur protesta e qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase.

 

Nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” qytetarët kanë akuzuar ministritë përkatëse si përgjegjës për ngjarjen, ku edhe kanë kërkuar dorëheqjen e disa prej zyrtarëve të lartë.

 

Advertisement

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

 

Një qytetar teksa shprehu ngushëllime për familjen e 7 vjeçares, u shpreh se në 30 vite  në Shqipëri janë bërë vetëm hapa mbrapa.

 

Advertisement

“Dua të shpreh ngushëllime për ata prindër që humbën fëmijën e tyre. 30 vjet kemi bërë vetëm hapa mbrapa, ndjehemi një përqindje e madhe do vetëm të emigrojë dhe ata që kanë mbetur thonë që është më mirë koha e komunizmin, më vjen keq ta them”, tha qytetarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy