“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Pas ngjarjes në Himarë, paralajmërohen protesta në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk e vrau varka, por shteti”/ Pas ngjarjes në Himarë, paralajmërohen protesta në Tiranë

Pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku një 7 vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas në breg nga një mjet lundrues, kanë nisur thirrjet e para për protestë.

 

Ka qenë Partia Demokratke, ajo e cila përmes një njoftimi për media, bëri me dije se ditën e enjte, në datën 4 gusht ora 19:00 do të mbahet protesta para Ministrisë së Brendshme.

 

Advertisement

PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

 

Ndërkohë që thirrja për protestë është shpërndarë edhe nga përfaqësues të shoqërive civile.

 

Advertisement

Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

 

ZYRA E SHTYPIT DHE E KOMUNIKIMIT,

 

Advertisement

PARTIA DEMOKRATIKE”, njofton PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy