Paralajmërohen protesta të tjera kundër Albin Kurtit: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërohen protesta të tjera kundër Albin Kurtit: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Social Demokrate, i cili të shtunën e 29 janarit ka organizuar një protestë kundër shtrenjtimin të energjisë elektrike në Kosovë, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vullneti i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe si rrjedhojë të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Ai madje ka bërë të ditur se protestat kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojë deri sa një vendim i tillë të zmbrapset.

“Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë dhe prandaj në këtë situatë propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është i papranueshëm.

Advertisement

“Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit”.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy