Berisha “i rrëmben” Bashës zëdhënësen e fushatës për ’25 prillin’/ Floriana Garo shfaqet krah ish-kryeministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha “i rrëmben” Bashës zëdhënësen e fushatës për ’25 prillin’/ Floriana Garo shfaqet krah ish-kryeministrit

Ish kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për shtyp. Në fillim të fjalës së tij Berisha bëri me dije se Floriana Garo i është bashkar nismës së tij.

Garo, ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë e cila është shfaqur sot krah Berishës. Garo është emëruar drejtoreshë e Komunikimit në nismën e Berishës.

‘Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme që ka si qëllim rikthimin e PD dhe Sali Berishën si kryeministër të Shqipërisë znj. Floriana Garo.’– tha Berisha.

Vetë moderatorja u shpreh e lumtur për postin e ri që iu ofrua, duke u bërë imazhi i nismës së Berishës

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy