Berisha: Jemi koalicion fitues, Basha-Alibeaj janë paterica të Ramës, do dështojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Jemi koalicion fitues, Basha-Alibeaj janë paterica të Ramës, do dështojnë

Lideri historik i PD Sali Berisha deklaroi sot se opozita eshte gati te marre pjese dhe te fitoje betejen zgjedhore te 14 majit.

 

Pasi mbylli marreveshjen per te garuar se bashku me partine e drejtuar nga Meta, partine e drejtuar nga Vangjel Dule dhe demokristianet e Nard Ndokes, gjate mbledhjes me grupin parlamentar Berisha u kerkoi te gjithe demokrateve te bejne gjithcka per fitoren e opozites perballe kryesocialistit Rama.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

“Përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp! Opozita finalizon koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj.”

 

Advertisement

Tashme qe strategjia ligjore per te garuar ne zgjedhje u percaktua, Berisha u beri apel deputeteve te fokusohen tek fushata elektorale.

 

“Gjithcka ne mbeshtetje te kandidateve tane per fitoren, shqiptareve u kemi paraqitur kandidatet me te mire, por ata kane nevoje per mbeshtetjen tuaj cdo dite e cdo ore ne menrye qe te ecim para”

 

Advertisement

Nga ana tjeter Berisha akuzoi ashper Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashen; si dy politikanet qe po mbeshtesin kryeministrin Rama

 

“Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje.”

 

Advertisement

Lideri I opozites Sali Berisha se bashku me aleatet e tij meta e dule I kane zgjedhur kandidatet per 60 bashkite e vendit, e vetmja bashki ku ende berisha nuk ka shpallur kandidat eshte Malesia e Madhe.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy