Regjistrimi i PD nga “Alibeaj”/ Berisha: Pengje të Ramës, do pagëzojmë koalicionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Regjistrimi i PD nga “Alibeaj”/ Berisha: Pengje të Ramës, do pagëzojmë koalicionin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar depozitimin e e kërkesës së grupit “Alibeaj” për regjistrimin e PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Berisha e cilësoi këtë grupim si pengje të cilët zbatojnë urdhërat e kryeministrit Edi Rama.

 

“Komenti im është ky. Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhrat e pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona, Lul brava dhe Ali Basha. Kaq. PD është një vetëm dhe një, e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive të qytetarëve shqiptarë. Ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji dhe frymëzim lirinë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë”, tha Berisha.

 

Advertisement

I pyetur nga gazetarët për hapin e tij të radhës në zgjedhjet e 14 majit ai refuzoi të jepte detaje. Ish lideri i PD, deklaroi se sapo të pagëzojë koalicionin e tij do ta bëjë të ditur për median.

 

“Sapo të pagëzohet koalicioni të parët që do ta marrin vesh do të jenë gazetarët,” shtoi ai.

 

Advertisement

Ish-kryeministri po prezanton kandidatët e dala nga Primaret nën logon e aleatit të tij, Ilir Meta dhe Partisë së Lirisë. Nga ana tjetër ekziston dhe alternativa e koalicionit me partitë e vogla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy