Berisha: Jo marrëveshje me Alibeajn/ “Kandidatët e primareve nuk do t’i bashkohen Bashës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Jo marrëveshje me Alibeajn/ “Kandidatët e primareve nuk do t’i bashkohen Bashës”

Të enjten shpalli kandidatët për këshilla bashkiakë për Tiranën, të premten i shkoi në seli Sali Berishës, njeriun me të cilin Ilir Meta ka një marrëveshje politike për të bërë betejën bashkë, kundër Edi Ramës.

 

Nga ky takim, të dy liderët e opozitës dolën pa një marrëveshje zyrtare, për formulën e kandidimit.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Partia Demokratike është së bashku me Ilir Metën në të gjithë kandidatët e primareve në Shqipëri. Në rafshin politik do të jetë një spekter i gjerë koalicioni. Në rafshin elektoral, po studiohen modalitete të tjera.

 

Edhe pse simbolet e Partisë Demokratike rrezikojnë të mos përfaqësohen në garën e 14 majit, për Sali Berishën, një marrëveshje me grupimin e Enkelejd Alibeaj, që ka vulën, nuk do të ndodhë kurrë.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Alibasha është një peng i Ramës. Duhet ta ketë të qartë çdo njeri, se me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë.

 

Lideri historik i demokratëve e përjashtoi mundësinë, që kandidatët për kryebashkiakë të dalë nga primaret, ta braktisin atë dhe të garojnë për Partinë Demokratike, me kryetar Lulzim Bashën.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Asnjë shans nuk ekziston.

 

Pas sekuestrimit të dokumenteve të pronësisë, të disa apartamenteve dhe vilave të ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetaj, nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Sali Berisha tha se ato bëhen për të shpëtuar autorin kryesor të aferës së inceneratorëve, kryeministrin Edi Rama.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Nuk e mbroj, por nuk mund të pranoj kurrë që të viktimizohet, të përpiqet apo tu hidhet hi syve shqiptarëve me kontrollet që i bëhet banesave partneres apo ish të shoqes e me rradhë. Djegsat kanë një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama. Arben Ahmetaj thotë që më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme për të firmosur. Të bëhet i penduar dhe të shkojë t’ia thotë drejtësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy