Berisha kërcënon Ramën/ “Vrimë miu nuk do gjesh ku të futesh në 12 nëntor”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha kërcënon Ramën/ “Vrimë miu nuk do gjesh ku të futesh në 12 nëntor”

Opozita do të mbajë në 12 nëntor protestën kombëtare, ku me sloganin “Shqipëria në rrezik! T’i dalim zot bashkë”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të rrëzuar regjimin e Ramës.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërcënuar kryeministrin, duke i thënë se nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet në datën 12.

 

Advertisement

Për çfarë të diskutojmë këtu. Nuk mund të diskutojmë këtu, pasi kemi të bëjmë me një grup njerëzish, të cilëve vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyllë veshët, nuk dëgjojnë asgjë. Deri kur kështu.

 

12-a po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’u bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft.

 

Advertisement

 

12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu  po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë.

 

Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju”, tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy