Berisha: Korrupsion me “Eco Park”: Pas aferës janë Zoto dhe Gugallja, u përfituan 12 mln euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Korrupsion me “Eco Park”: Pas aferës janë Zoto dhe Gugallja, u përfituan 12 mln euro

Lideri i opozites Sali Berisha paraqiti dokumenta duke pretenduar se pronaret e inceneratoreve kane fituar te drejten te ndertojne “Eco Parkun” ne Porto Romano.

Ish-kryeministri Berisha tregoi dokumenta qe tregojne se ne 1 prill te vitit 2019 kompania “Integrated Energy” lidhi nje kontrate me nje kompani te huaj per zhvillimin e projektit ne Porto Romano; 6 muaj para se te qeveria te shpallte tenderin per kete projekt .

 

SALI BERISHA

Advertisement

“Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.”

 

Berisha shpjegoi se tenderi eshte fituar nga dy kompani “De Mare” dhe “Victoria invest” te cilat kane marre si nenkontraktor per te kryer punimet ne porto romano kompanine ARTCON SHPK në pronësi të Denis Ymeri, shofer i Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas. Lideri I opozites, Berisha publikoi edhe kontraten e punesimit te Denis Ymerit si shofer ne kompanine e inceneratoreve.

 

Advertisement

“Denist Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin. Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces. Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave.”

 

Berisha deklaroi se te gjitha keto dokumenta i ka edhe Prokuroria e Posacme kunder Krimit te Organizuar e Korrupsionit por sipas tij SPAK nuk ben asnje veprim kunder aferave korruptive te qeverise Rama.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy