Berisha me zyrë të re në PD/ Ironia e Bardhit: Kjo është opozita e re, Rama ndihet i tmerruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha me zyrë të re në PD/ Ironia e Bardhit: Kjo është opozita e re, Rama ndihet i tmerruar

Gazment Bardhi ka ironizuar ndryshimet e reja në selinë e Partisë Demokratike.

 

Ai ka reaguar pas fotove të publikuara në rrjetet sociale, ku Sali Berisha shfaqej i ulur në zyrën e tij të re, ndërsa zyra e kryetarit do të përdoret për mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.

 

Advertisement

Me nota ironie, Bardhi shkruan se tani Edi Rama ndihet i tmerruar dhe ka kuptuar që po i vjen fundi.

 

“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”, shkruan Bardhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy