Berisha në arrest, Kulluri: Noka dhe Bardhi në garë për drejtimin e “Rithemelimit”, Basha nuk ishte në ‘heshtje, riorganizoi PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në arrest, Kulluri: Noka dhe Bardhi në garë për drejtimin e “Rithemelimit”, Basha nuk ishte në ‘heshtje, riorganizoi PD

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike, Ervin Kulluri, deklaroi në studion e emisionit “7pa5” se arresti i Berishës ka pasuar me një garë brenda “Rithemelimit” për marrjen e lidershipit.

Ai tha që deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë nisur këtë garë, por sipas tij kjo garë po zhvillohet pa pasur ende një parti.

“Atje ka nisur një garë midis Bardhit e Nokës se kush do e drejtojë Rithemelimin, që në fakt nuk është as parti, sepse problemi i parë që ata nuk kanë zgjidhur dot, nuk zgjidhin dot të paktën derisa të merret një vendim nga Gjykata e Apelit, që nuk janë një subjekt ligjor partiak”, tha ai.

Lidhur me qëndrimin e deputetëve të “Rithemelimit” në seanca plenare, ai theksoi se Kuvendi ka humbur funksionin.

Advertisement

“Besoj që ai parlament ka dalë krejtësisht jashtë funksionit, në atë parlament nuk ka më as debat, as seancë plenare, as interpelancë, nuk ka më as mbledhje komisioni nuk ka garë”, tha ai.

Ndonëse kanë arsye për t’u rebeluar, ai shton se deputetët që ndjekin “Rithemelimin” janë të ‘humbur’.

“Së pari arroganca me të cilën Rama prej vitesh e trajton parlamentin si një zgjatim të qeverisë, në fakt duhej të ishte e kundërta, parlamenti e prodhon qeverinë. Së dyti kjo pjesë e PD, ish deputetë të PD, nuk po prodhojnë dot asgjë tjetër përveç një lufte të rreme, megjithëse kanë arsye për të qenë të rebeluar për shkak të mos miratimit të disa Komisioneve Hetimore, jo të gjitha, por nuk prodhojnë më politikë, pasi e gjejnë tanimë veten mes 4 rrugëve, flas për grupimin e zotit Bardhi e tani nuk dinë më çfarë të bëjnë, i janë bashkuar Rithemelimit në një rrugë pa krye që nuk e dimë ku do t’i çojmë.

Kaosi i “Rithemelimit” dhe heshtja e “grupit të Bashës”, sipas Kullurit është produkt i problemeve të brendshme që zanafillë kanë konfliktet për ‘vulën’.

Advertisement

“Opozita ka një problem. Një ngërç shumë të madh, që duhet ta themi shkurt, saktë, që njerëzit të kenë sa më pak dilema. Këtu e vetmja çështje që e ka trazuar opozitën nga viti 2021 e mbrapa është ajo që është thelbi në fakt i opozitës, çështja e kryetarit. Këtu ka një mani të zotit Berisha që ta quajë PD pronën e tij. Ky është i gjithë konflikti. Lulzim Basha ka ato mëkate që ka në drejtimin e PD. Vendimi i 8 shtatorit i Lulzim Bashës ka qenë një vendim i vështirë, por i drejtë”, tha ai.

Edhe pse deputetët e reshtuar krah Bashës janë komentuar shpesh herë se nuk janë prezentë në jetën politike, duke humbur funksionin e opozitës, ai thekson se strukturat kanë kryer takime me qytetarë.

Njëkohësisht, ai thekson se PD është përgatitur dhe ristrukturuar, ndaj shumë shpejt do të bëj të ditura programin elektoral bashkë me emrat e deputetëve./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy