Berisha në Maqellarë: Asnjë votë Lul Bravës, Rama dhe të tjerët kanë vjedhur me thasë, SPAK nuk heton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në Maqellarë: Asnjë votë Lul Bravës, Rama dhe të tjerët kanë vjedhur me thasë, SPAK nuk heton

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal këtë të premte në Maqellarë, për t’iu premtuar banorëve se do ta rikthejë Partinë Demokratike në pushtet.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

Advertisement

 

“Revolucioni ynë nuk ndalet. Do të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij shteti. Do të rikthejmë Partinë Demokratike në pushtet, opozitën e vërtetë shqiptare.”

 

Qytetarët sipas Berishës, duhet të votojnë më 6 mars vetëm kandidatët e Shtëpisë së Lirisë sepse çdo votë tjetër do të ishte humbje për PD-në.

Advertisement

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

Advertisement

“Një njeri që nuk e çoi PD asnjëherë në fitore, asnjë votë, ftoj demokratët e Dibrës të bashkohemi të gjithë. Asnjë votë kandidatit të Lul Bravës, çdo votë për të, është humbje.”

 

Para dibranëve, ish-lideri historik i PD-së nuk kurseu akuzat për qeverinë për çështjen e inceneratorëve.

 

Advertisement

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Me thasë kanë vjedhë, askush me në krye kryeministrin. Që dikush të marrë paret e buxhetit, nuk ka shqiptar që mund t’i prekë pa firmën e kryeministrit, ai është gardiani. SKAP-i që merret për të mbyllur çështjen dhe për të vënë kapak, krijuan komision hetimor parlamentar. Kjo është një nga aferat më të mëdha në 30 vite.”

Advertisement

 

Për Sali Berishën, politikat qeverisëse që po ndjek kryeministri Edi Rama po shpopullojnë vendin, ndërsa nisma e Ballkanit të Hapur, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të dëmtojë bujqësinë shqiptare përballe asaj serbe.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy