Berisha në PD: Protestuesit të vetëpërmbahen, Rama me kurthet e tij po ndihmon Lul Pengun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në PD: Protestuesit të vetëpërmbahen, Rama me kurthet e tij po ndihmon Lul Pengun

Sali Berisha mbërriti në selinë e Partisë Demokratike aty ku janë grumbullusar qindra mbështetes të tij, në përpjekje për të nxjerre nga zyra Lulzim Bashën.

 

Protestuesit kanë hapur derën kryesore dhe janë vendosur në ambjentet e katit të parë dhe në të gjithë oborrin e selisë blu.

 

Advertisement

Berisha ka kërkuar nga mbështetesit e tij të vetëpërmbahen dhe të shmangin aktet e dhunës, për të përmbushur qëllimin e kësaj proteste.

 

Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit. demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne shtëpinë e lirisë. Të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen. 

 

Advertisement

 

Ai hodhi akuza te forta ndaj kryeministrit Rama, qe sipas tij po pergatit kurthe per te mbrojtur Lul Pengun, duke e rrethuar kete te fundit nga gardistet.

 

Mbështetësit që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës, që të kthejnë ata në shtëpinë e lirisë.  Kanë vendosur postblloqe pas postblloqesh. Edvin Rama ka nga dje pasdite dhe deri sot qe përgatit kurthe për Lulzim Pengun. Prit që të vë maskën. Pjesëmarrja është kthimi i këtij bunkeri në shtëpinë e lirisë. Siç e ka statuti i saj. Basha është i rrethuar nga gardistë, me kundërgaz, tha Berisha para mbeshtetesve te tij.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy