Berisha nuk i ndahet Alibeajt: Sharlatan që përdoret nga Edi Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nuk i ndahet Alibeajt: Sharlatan që përdoret nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj Enkelejd Alibeajt, një ditë pasi ai vendosi të hyjë në negociata me mazhorancën për dy reforma të rëndësishme, atë zgjedhore dhe reformën territorial.

 

Sipas Berishës, Alibeaj po bën lojën e liderit të mazhorancës Rama duke mos njohur vullnetin e 44 mijë demokratëve.

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten e tij, keqpërdoret në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, harron se ka patur funksione të rëndësishme dhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij.”

 

Advertisement

Po kaq ashpër, Berisha ka folur edhe për Gazment Bardhin, një prej mbështetësve më të fortë të Lulzim Bashës deri dy muaj më parë e sot të Alibeajt.

 

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut se do i japin këtë apo atë shans, por të zbardhë rolin e tij te vrasja në Elbasan.”

 

Advertisement

Gjate komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Berisha kritikoi qeverinë dhe vendimin e saj për t’u tërhequr nga betejat që aktualisht ka shteti në Gjykatën e Lartë.

sinkron

“Në mungesë përsëri të plotë transparence dhe pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, po dhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative dhe civile. Imagjinoni mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave amnistohet, nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çojë qesen në apel, se sipër ia ka zgjidhur Rama, në Gjykatën e Lartë.”

 

Advertisement

Por lideri historik i PD nuk ka lënë jashtë vëmendjes as të penduarin e drejtesisë Dumani, duke i bërë thirrje të tregojë të gjithë të vërtetën.

 

 

“Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës të rrëfehet plotësisht për lidhjet politike të deputetëve, ministrave dhe mbi ministrat.“

Advertisement

 

Por Berisha ka pasur kritika edhe për rolin e SPAK-ut në këtë proces, duke hedhur dyshime se po bëhet mburojë e denoncimeve politike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy