Berisha paditet në SPAK/ Balla: Sali, hajde në Gjykatë tani!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha paditet në SPAK/ Balla: Sali, hajde në Gjykatë tani!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka paditur për shpifje në GJKKO Sali Berishën dhe Floriana Garon.

 

Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e SPAK Balla ka theksuar se Berisha tashmë duhet të mësojë të shkojë në Gjykatë e të respektojë ligjin që të përgatitet, pasi do të jetë klient i përhershëm në GJKKO.

 

Advertisement

“Është një vepër penale e cila duhet ndëshkuar. Edhe me Bashën e kam fituar gjyqin për shpifje, kam fituar dhe do ta fitoj edhe me Berishën. Thirrja ime sot nga Gyykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështje që e kemi thirrur ne, por më së shumti për për çështje që e kanë thirrur shqiptarët. Shqiptarët e kanë thirrur për plot çështje ndër to 21 Janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani, një privatizim i turpshëm. Saliu duhet të bëhet gati që të jetë një klient i përhershëm këtu. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy