“Berisha po vritet”/ Bejko: Amerikanët po vrasin bolshevizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Berisha po vritet”/ Bejko: Amerikanët po vrasin bolshevizmin

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko deklaroi se Berisha nuk mundi të përballej me SHBA dhe këta të fundit po vrasin “berishizmin”.

 

I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, Bejko theksoi se Berisha gjithmonë ka “mbytur” zërat ndryshe, por këtë herë hasi në rezistencë brenda PD.

 

Advertisement

“Do të ishte hera e parë për PD që ajo të mos merrte pjesë në këto zgjedhje, sidomos në Bashkinë Tiranë, që unë e konsideroj, vendin, oazin ose ishullin që do të ktheje vokacionet perëndimore në Shqipëri, sepse u trondit thellësisht këto vite dhe gati u asgjësuam. Rezistuam si asnjëherë më parë, sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë në historikun e PD, edhe pse ka pasur pakënaqësi të ndryshme ndaj Berishës ose qendrime parimore për demokracinë e brendshme të partisë, që nga viti ’92 e deri në 2013-ën, ku Berisha ka drejtuar PD ‘de-facto’ dhe ‘de-jure’, sepse ‘de-facto’ e drejtoi edhe nga 2013 e deri në kohën që jemi sot, me Lulzim Bashën. Të gjitha shqizmat që kanë dalë janë ndeshur me Berishën dhe Berisha i ka vrarë politikisht. Është hera e parë Berisha vritet brenda PD është vrarë nga dy faktorë. Hera e parë nga Amerika, të cilët Berisha nuk i mundi dot, se gjithë të tjerët brenda Shqipërisë dhe PD i ka mundur. Këtë radhë i ndodhi një gjë që Berisha nuk e planifikonte, një rezistencë e fortë brenda PD, e cila i qëndroi Berishës përballë, por jo Berishës si njeri, por berishizmit, asaj që përfaqësonte Berisha. Berishizmi është asgjë më shumë e asgjë më pak, veçse një variant i bolshevizmit, i cili nuk e pranon të ndryshmin, e refuzon atë e kundërshton, vret dhe asgjëson atë”, tha Bejko.

 

Roland Bejko në 14 maj përballet me Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, si dhe kandidatin e PS, Erion Veliaj, të cilët konsiderohen dhe kundërshtarët e tij direkt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy