Berisha: Qeveria të dërgojë municione dhe pajisje mjekësore në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Qeveria të dërgojë municione dhe pajisje mjekësore në Ukrainë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga Durrësi se mbështet çdo qëndrim të qeverisë shqiptare që është në unison me NATO-n dhe Bashkimin Europian sa i takon luftës në Ukrainë.

 

Ai shtoi se Shqipëria duhet të dërgojë pa humbur kohë municione dhe pajisje mjekësore në ndihmë të Ukrainës duke e cilësuar Rusinë një armik të çdo shteti dhe njeriu të lirë.

 

Advertisement

“Nëse vendet e tjera po dërgojnë ndihma ju jeni dëshmitarë që 3 javë më parë kam kërkuar që të dërgohen në Ukrainë simbolikisht ndihma, municione dhe ndihma mjekësore. Për fat të keq në atë periudhë është mbajtur një qëndrim i papërgjegjshëm. Rusët janë armiq të çdo shteti dhe njeriu të lirë, sot në këto ditë agresioni barbar ndaj ukrainasve. Çdo qytetar i lirë i botës duhet të ndihet ukrainas. Ndaj kërkoj që me urgjencë të niset ndihmat e mundshme për qeverinë dhe popullin ukrainas. Ne mund të nisim ato municione që mund të dërgohen aftësitë mbrojtëse të forcave tona të armatosura. Mund të nisim pajisje të ndryshme mjekësore për të qenë këto ditë të vështira përkrah popullit ukrainas”, u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy