Berisha: Rama korruptoi një nga njërëzit më të fuqishëm në botë vetëm për të shkatërruar opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama korruptoi një nga njërëzit më të fuqishëm në botë vetëm për të shkatërruar opozitën

Sali Berisha përmes një bashkëbisedimi online me qytetaret akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar një nga njerezit më të fuqshëm të botës, sikurse është ish-drejtuesi I FBI McGonigal, vetem për të shkaterruar opozitën shqiptare.

 

Ai shtoi se pasi korruptoi lehtësisht Bashën,  kreu i qeverise kishte si mision të korruptonte edhe vetë Berishën.

 

Advertisement

Në këtë përpjekje, shtoi Berisha, aleat të madh Edi Ramë kishte edhe ambasadoren Yuri Kim.

 

 

Është tragjike kur mendon se si pasaardhësi i Spiro KOlekës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatë të vërtetë të diktaturës, korrupton një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit në planet, për të shkatërruar opozitën shqiptare, PD-në.

Advertisement

Dhe kjo vazhdon me aktin korruptiv mafioz madhor. Pasi e futën në thes ish-kreun e PD, tani duhet të rrënonin edhe një njeri tjetër, që kishte vetëm autoritet moral dhe asnjë fuqi vendimmarrëse në PD prej 8 vitesh, duhej të rrënonin Sali Berishën.

Këtu mafia e Sorosit, në një lobim korruptiv me Ramën, ia dolën të fitojnë të marrin firmën e Blinken për shpalljen non-grata të një njeriu që gjatë karrierës kishte dy epitete: shumë pro-amerikan dhe i pakorruptuar.

Mbi bazën e kësaj linje, guvernatorja Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës. Ajo nuk ka gur pa luajtur, nuk la përpjekje pa bërë për të vazhduar kontrollin e plotë ndaj opozitës shqiptare për llogari të Edi Ramës. Nuk la mbështetje pa dhënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe kësaj bande mafioze.

 

Advertisement

Berisha tha se ai dhje grupi qe e mbeshtet eshte gai per nje betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të atij qe e quajti skandali McGonigal.

 

Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.
Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.
Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.
Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy