Meta: Rama-Basha, pakt për të shkatërruar opozitën e për të shpallur non grata Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Rama-Basha, pakt për të shkatërruar opozitën e për të shpallur non grata Berishën

Edi Rama dhe Lulzim Basha bënë pakt për të shkatërruar opozitën dhe shpallur Sali Berishën non grata.

 

Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në emisionin Quo Vadis.

 

Advertisement

Meta theksoi se Rama dhe Basha si përpjekje themelori kishin zhdukjen e ish LSI , pasi sipas tij ata e shikonin këtë forcë politike si problem serioz për marrëveshjet personale që kishin.

 

E vërteta është se Edi Rama kishte totalisht në xhep opozitën para 25 prillit. Gjithccka është e qartë që ishte një inskenim mes tij dhe Lulzim Bashës. Ishin aktet e një opozitarizmi fals në pamje, që krijonte gjoja tension se digjte një kërpudhë atje para Kryeministrisë, por në fakt i dorëzoj atij gjithë Parlamentin dhe e nxorri opozitën në rrugë. Jo vetëm kaq, por i krijoi mundësinë që të merrte në tavolin 100% pushtetin lokal dhe gjithccka tjetër ishjte pjesë e një regjie të përbashkët për të garantuar atë shumicë që i duhej Edi Ramës dhe një rezultat që garantonte vazhdimin politik të Lulzim Bashës, më pas pastaj me ato që dihen shpalljen non grata të Berishës dhe përpjekjet për të hequr presidentin në atë kohë. Natyrisht përpjekja e tyre themelore ishte defaktorizimi i ish LSI si një problem serioz për ta sa i takon  mbarëvajtjen e pazareve të tyre personale në kurriz të demokracisë”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy