“Historia e I.M. u sajua nga Rama-Basha”/ Meta: Në 25 korrik fillova të fluturoj lart si shqiponjë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Historia e I.M. u sajua nga Rama-Basha”/ Meta: Në 25 korrik fillova të fluturoj lart si shqiponjë…

Ish-Presidenti Ilir Meta tha përmes një bashkëbisedimi me gazetarët se historia e dosjeve të spiunazhit për shtetasin I.M. ( nënkupton Ilir Metën) është një loje e dyshes Basha-Rama.

 

 

Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvëndësuan dy anëtarë të Autoritetit Dosjeve. Lulzim Basha nuk ka mundësi të prishë punë, ai është peng i historive të tjera.  Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.

Advertisement

 

Më pas Meta u ndal tek zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pritshmëria për rezultatin e Partisë së Lirisë.

 

Meta është cdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar . Në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i Partisë së Lirisë do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve Rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor”.

Advertisement

 

Meta shtoi se Presidenca, përsa kohe ishte ai në detyre qe një Kështjelle e paprekshme.

 

Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy