Berisha: Rama loboi kundër opozitës, gjykata amerikane nuk gënjen kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama loboi kundër opozitës, gjykata amerikane nuk gënjen kurrë

Në seancën plenare ku në fokus të diskutimeve është skandali ‘McGonigal’, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama. Ai e akuzon këtë të fundit se se ka rekrutuar kryeagjentin dhe korruptuar atë.

 

Sipas Berishës, kryeministri Rama ka lobuar kundër opozitës dhe ka takuar më 9 shtator me McGonigal në zyrë.

 

Advertisement

“Edi Rama ka kryer së pari krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Më 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli? Duçka juaj. Gënjen ai.

Po çfarë është Duçka? Ai është njeriu që Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike, është zëvendësministri i Ramës që shkruante artikuj kundër gjykimit të Hagës për detin e Kinës Jugore, Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin prej qindra e mijëra dollarësh të ekspozitës së Ramës në Hong Kong”, deklaroi Berisha.

 

Berisha deklaroi se Rama i besoi sekrete të mëdha njeriut që McGonigal solli në Shqipëri. Sipas tij, Rama ka porositur lobimin kundër opozitës dhe kjo e faktuar nga gjykata amerikane, për të cilën Berisha shton se nuk gënjen kurrë.

Advertisement

 

 

“Duçka është njeriu që solli McGonigal.

A ishte agjent rus McGonigal, këtë e ndan drejtësia e vendit të tij. Por ai ishte tradhtar i vendit të tij.

Advertisement

Edi Rama u miqësua aq shumë me të, sa kishte sekretin më të madh miqësinë me të, nuk e ndante as me shefin e shërbimeve, as me drejtorin e policisë, e ndante me Damianin, edhe me këto këtu…

Nuk është e vërtetë, thotë Edi Rama se nga zyra e kryeministrit u bë porosia për të hetuar lobimin e opozitës. Gjykata amerikane nuk gënjen. Ata disponojnë çdo gjë”, shtoi ai.

 

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka mohuar çdo akuzë kundrejt tij. Pas fjalës së tij, kryesocialisti braktisi seancën plenare që ka në fokus mocionin e mosbesimit ndaj tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy