Berisha: Sapo të vijmë në pushtet do i bëjmë vetting pasurive të Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Sapo të vijmë në pushtet do i bëjmë vetting pasurive të Ramës

Berisha premtoi se sapo PD të vijë në pushtet, Ramës do t’i bëhet vettingu I pasurisë.

 

Teksa premtoi se demokratët do të bëjnë gjithcka për të shpëtuar Arsimin e Lartë, kreu i selisë blu tha se Rama ka firmosur qindra milionë euro abusive, të cilat do të kontrollohen.

 

Advertisement

Ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ne jemi të bashkuar këtu, na bashkojnë mendimet, idealet tona. Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit.

Në vend që të adresojë politikat e mëdha me të cilat përballet, i kërcënon si në diktaturë, do ju bëjmë vettingun. Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij. E mori detyrën e kryeministrit me saraje 570 metra pa asnjë faturë, me gënjeshtra. Do ja bëjmë vettingun, pas asnjë diskutim. E shoqja thotë se e ndërtuam me para të ‘Kurbanit’, vetë thotë me të emigracionit. 5 mijë metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët.

Bën ky moral. Ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë ti lejojë vetes të blejë instilacion 4 mln euro në oborr se i pëlqen atij për të qetësuar xhepin dhe sytë.

Nuk ka kryeministër të një vendi si ky që shëtit me avion në dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Pra ky tani do të shesë dhe moral.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy