Bëni Like Struga.info në Facebook


Berisha: Shqipëria sot në monizëm më të fuqishëm se 1991, të fitojmë Durrësin me Igli Carën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Shqipëria sot në monizëm më të fuqishëm se 1991, të fitojmë Durrësin me Igli Carën

Duke folur në aktvitetin përkujtimor me rastin e 32-vjetorit të themelimit të deges së PD në Durrës, Sali Berisha tha se sot Shqiperia është në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991.

 

Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991.Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne.Sot jemi në një monist që vret ccdo ditë shpresën e të rinjve.Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen.Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese.

 

Advertisement

Berisha, shtoi se dukem marrë në konsiderate situatën e vështirë të vendit,  jemi në një revolucion të dytë për lirinë dhe idealet e qytetarëve.

 

Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona.Si misionarë, ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit në këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi.Sot na duhet më shumë se kurrë, të jemi në protestë, të jemi në fushatë, të jemi kudo. Të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës.Asgjë nuk na ndalon ne. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë.

 

Advertisement

Ai shtoi se të gjithë duhen të bëhen bashkë dhe të punojnë për fitoren e Igli Carës.

 

Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin.Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit. Mbyllini sytë për një moment, çfarë na del përpara, beton dhe vetëm beton, mafie dhe vetëm mafie.Po kush do fitojë, ajo apo ne? Ne do fitojmë. Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm.Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët.T’i lëmë ata që kanë vënë veten në dispozicion të Edi Ramës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy