Berisha: Skavica, aferë korruptive, Rama po gënjen pensionistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Skavica, aferë korruptive, Rama po gënjen pensionistët

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Dibrës, Ismail Uka.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama, duke thënë se Skavica është një projekt i korruptuar, që duhet ndaluar me votën e lirë të zgjedhjeve vendore.

 

Advertisement

Afera e Skavicës është një aferë korruptive. I kërkoj kompanisë Bechtel sepse është kontratë pa garë dhe këto kontrata pa garë janë korruptive. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset.

 

Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj ministres Balluku.

 

Advertisement

Ajo ministrja që vjen këtu është Babëzi-Balluku. A e dini se ajo ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, 1 mijë euro? Niset jashtë shtetit me thesar 22 milionë euro. Po ku i çon këto 22 milionë euro?

 

Duke folur për rritjen e pensioneve, Berisha tha se kjo është një lojë e kreut të qeverisë, Edi Rama, në prag të zgjedhjeve.

 

Advertisement

U desh të vijnë zgjedhjet, që të fillojë lojën cinike Edi Rama se do bëj rrogën mesatare 900 euro dhe do u japë 5 mijë lekë pensionistëve. Pensionistëve duhet t’u dyfishosh pensionin. Albin Kurti ua rriti pensionet me 100 euro në muaj vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Rrogëtarëve ua rriti të gjithëve, studentëve u dha nga 120 euro. Kurse ky, pasi u rritën çmimet, u krijuan 520 milionë euro më shumë, ia ktheu vetes me klientelën e tij.

 

Në fund të fjalës së tij, Berisha ftoi të gjithë qytetarët e qarkut të Dibrës që të votojnë për kandidatin e koalicionit të tij, për t’i dhënë fund kështu qeverisjes vendore të drejtuar deri më tani nga socialistët.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy