Berisha sulmon ambasadorët e huaj: Diplomatët e korruptuar u përpoqën të zhdukin Partinë Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon ambasadorët e huaj: Diplomatët e korruptuar u përpoqën të zhdukin Partinë Demokratike

Berisha akuzoi fort diplomatët e huaj që punojnë në Shqiperi.

 

Kryedemokrati i quajti ambasadoret e huaj ne vendin tonë të korruptuar.

 

Advertisement

Sipas tij, diplomatët e huaj u vërsulën për të shkatërruar PD-në, por sot demokratet jane më të fortë se kurrë.

 

Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske.U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike.Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në.Ja ku jemi, më krenarë se kurrë.

 

Advertisement

Akuza, kreu i selsie blu pati edhe per Edi Ramën.

 

E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.
Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.
Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.
Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.
Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve.
Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.
Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy