Berisha takim me krerët e degëve në Tiranë/ Protesta, sukses i jashtëzakonshëm, opozita e vërtetë doli në shesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me krerët e degëve në Tiranë/ Protesta, sukses i jashtëzakonshëm, opozita e vërtetë doli në shesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me krerët e degëve të PD disa ditë pas protestës së organizuar më 7 korrik.

 

Gjatë fjalës së tij Berisha tha protesta ishte i një rëndësise të jashtëzakonshme për PD dhe ndodhta edhe më e madhja e mbajtur ndonjëherë.

 

Advertisement

Sipas Berishës gjëja më e veçantë ishte që opozita e vërtetë doli në shesh.

 

Pjesë nga fjala e Berishës:
“Në çdo sukses ka dy anë, përpjekjen për arritjen, dhe më të vështirë përpjekjen për mbajtjen dhe lartësimin e tij. E para, mendoj se ishte një sukses i një rëndësie të jashtëzakonshme për PD, popullin opozitar dhe Shqipërinë. Protesta siç e patë dhe ju ishte e përmasave ndoshta më e madhja e mbajtur ndonjëherë. Po të kemi parasysh kushtet në të cilat ajo u thirr, kjo protestë tejkaloi parashikimit, dhe ato më optimiste.

Protesta bashkoi anëtarë, simpatizantë, mbështetës tanë dhe forcave të tjera opozitare, por dhe shumë e shumë qytetarë pa parti, edhe të PS dhe forcave të tjera. Thirrja kushtrim të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë, ishte një kushtrim që jehoi fuqishëm tek qytetarët e këtij vendi në çdo rrugë e rrugicë të Tiranës, të qyteteve të tjera të vendit.
Në këtë kontekst ka një mirënjohje të jashtëzakonshme nga të gjithë ne, për ju, punën që bëtë, por mbi të gjitha qytetarëve, anëtarëve dhe mbështetësve tanë që iu përgjigjën thirrjes.
Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni se çfarë ishte më e veçanta, ishte opozita e vërtetë në shesh.
Kjo përbën një ogur të madh të bardhë, për Shqipërinë në rrezik, për shpëtimin e saj. Përpjekje më antidemokratike, më të turpshme, u bënë që të vendosin në kontroll të paligjshëm opozitën, që ta mbajnë një vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve. Të një njeriu i cili pasi
Rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e qytetarëve, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike. I them këto që ju të qartësoni çdo demokrat se çfarë rreziku ekzistencial për lirin e demokracinë e Shqipërisë përbën Edi Rama dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do vazhdojmë ne ti lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë?”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy