Liçaj nga protesta: Qytetarët në shesh e bëjnë Shqipërinë të jetueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liçaj nga protesta: Qytetarët në shesh e bëjnë Shqipërinë të jetueshme

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar protestës së qytetarëve kundër ngritjes së çmimeve, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë.

 

Ai tha se vetëm bashkimi popullor mund të kthejë çdo qeveri me këmbë në tokë. Sipas Liçajt, sot ata që përfaqësojnë institucionin e drejtësisë dhe qytetarët në shesh mund të rikthejnë normalitetin në vend, për ta bërë Shqipërinë të jetueshme.

 

Advertisement

‘Kur qeveria çartet duhet të vijë me këmbë në kokë, sepse është zgjedhur nga populli duhet t’i shërbejë popullit. Kur këta ikin mendsh, pjesëmarrja në shesh na sjell liritë dhe të drejtat. Zotërinjtë e drejtësisë janë të parët që kanë në dorë të drejtat, kthehuni tek e drejta. E dyta janë qytetarët në shesh’, u shpreh Liçaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy