Berisha takim me krerët e degëve të PD/ Kemi humbur votën si shoqëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me krerët e degëve të PD/ Kemi humbur votën si shoqëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke mbajtur një takim në selinë blu me kryetarët e degëve në rrethe.

 

Berisha tha se qëllimi i këtij takimi është për dy çështje themelore, zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe të këshilltarëve me procesin e primareve.

 

Advertisement

Ai deklaroi se ky është një mision i jashtëzakonshëm, pasi pretendon se ne si shoqëri kemi humbur votën.

 

E thirrëm këtë të mbledhje, në një moment shumë të rëndësishëm dhe për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD, të cilat po i presin me padurim mbarë qytetarët shqiptarë.

 

Advertisement

Udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave, të tyre.

 

Së pari, zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë dhe më pas edhe të këshilltarëve me procesin e primareve. Ne e kemi mision këtë dhe duhet ta konsideroni si një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, historik. Ju jeni dëshmitar që ne sot si shoqëri kemi humbur votën. Por nëse humbet votën, humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, lirinë dhe të drejtat dhe faktikisht shndërrohesh ose në një shoqëri diktatoriale ose parashterërore.

 

Advertisement

E para është reale. Ju të gjithë jeni njerëz, personalitete politike dhe ju që të gjithë e keni të qartë se këtu në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe cilido që lexon për diktaturat, një nga format më të zakonshme të tyre, janë shtetet ku sundon një parti. Dhe pjesa tjetër, shtypet dhe vetëm shtypet.

 

Ky është realiteti i sotëm shqiptar”, theksoi kreu i PD-së.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy