Berisha tentoi të marrë grupin, përjashtohen Këlliçi, Shehu, Bylykbashi dhe Shehaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha tentoi të marrë grupin, përjashtohen Këlliçi, Shehu, Bylykbashi dhe Shehaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar sot nga partia 4 deputetë demokratë.

 

Gazetarëve iu është shpërndarë njoftimi se Enkelejd Alibeaj  ka larguar nga partia Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Agron Shehajn dhe Tritan Shehun.

 

Advertisement

Si pretekst për largimin ka shërbyer pjesëmarrja e tyre në protestën e 8 janarit të një viti më parë.

 

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

 

Advertisement

Në fakt përjashtimi i 4 deputetëve nuk ka lidhje me protestën e 8 janarit, por me betejën për të marrë kryetarin e grupit parlamentar.

 

Në mesin e muajit dhjetor deputeti Ervin Salianji ka nisur një lëvizje për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn dhe për tu bërë kryetar grupi. Për të marrë drejtimin e grupit ai ka nevojë për mbështetjen e 21 deputetëve dhe ka siguruar firmat e 16 deputetëve të Sali Berishës.

 

Advertisement

Mësohet se sot ai ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të shkarkuar Alibeajn, duke u bërë kryetar grupi dhe duke i dhënë Sali Berishës grupin parlamentar.

 

Kampi tjetër i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të mos humbur shumicën e grupit, ka vendosur të përjashtojë 4 deputetë të PD, në mënyrë që Alibeaj të mbetet kryetar grupi.

 

Advertisement

Vendimi i Alibeajt duket se ka sjellë reagime të forta mes deputetëve që e kanë mbështetur deri dje.

 

Ne nje reagim në rrjetet sociale Flutura Açka ka kundërshtuar vendimin duke theksuar se të 4 deputetët i bëjnë nder grupit parlamentar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy