Berisha thirrje për protestë: T’i japim  përgjigjen e merituar regjimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha thirrje për protestë: T’i japim  përgjigjen e merituar regjimit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për protestë.

 

 

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha ftoi të gjithë qytetarët të mblidhen këtë të hënë, në 17:0,  përpara parlamentit.

Advertisement

 

 

Prania e sa më shumë qytetarëve, sipas Berishës do t’i jap përgjigjen e merituar ‘regjimit’.

 

Advertisement

“Qytetarë dhe qytetare, zëri juaj dhe prania juaj ka rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë.

Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët. Ky është morali i tyre, karakteri i tyre. Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar.”– tha Berisha.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy