Bie çmimi i naftës në Shqipëri, benzina dhe gazi lëvizin pak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, benzina dhe gazi lëvizin pak

Ndonëse nuk ka një komunikim zyrtar ende nga Bordi i Transparencës, në treg cmimet e karburanteve kanë lëvizur sërish.

Këtë të premte është vënë re një ulje e cmimit të naftës ndërsa benzina dhe gazi janë thuajse në të njëjtat nivele, me diferenca thuajse të papërfillimshme.

  po tregtohet varësisht nga kompania e karburanteve me cmimin nga 229 deri ne 231 lekë për litër në raport me 237 leke për liter që ishte ditët e fundit.

Cmimi I benzines ishte 211 lekë për litër dhe tani thuajse në të njëjtat nivele ose maksimumi 212 lekë për liter.

Advertisement

Gazi që kishte shkuar deri ne 116 leke për liter, tanimë ka shkuar në 113 lekë për litër.

Në vecanti renia e cmimit të naftës në vendin e dytë, ndonëse e vogël, është reflektim i rënies së cmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, sidomos pas deklaratës së presidentit amerikan Biden, që pohoi se SHBA do të hedhe në treg sasi shumë të madhe nafte vendase për të shmangur krizen nga bllokada që I ështrë bërë naftës ruse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy