Bill Klinton mbërrin në Rinas, pritet nga kryeministri Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bill Klinton mbërrin në Rinas, pritet nga kryeministri Rama

Ish presidenti i SHBA, Bill Klinton ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për të nisur me vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Presidenti i 42-të i SHBA u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama.

 

Bill Klinton do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri, ndërsa pritet të vizitojë vende të ndryshme.

 

Advertisement

Ceremonisë në nderin e tij, do t’i paraprijë një takim me kabinetin qeveritar në orën 18.30, ndërsa 30 minuta më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë qytetarët do të munden të ndjekin nga afër fjalimin e tij.

 

Sot qeveria shqiptare do t’i japë presidentit Klinton “Yllin e mirënjohjes për arritjet publike” dhe presidenti Bill Klinton e kryeministri Edi Rama do të përcjellin nga një mesazh para të gjithë qytetarëve, që do të mblidhen për të nderuar një prej presidentëve më të rëndësishëm për kombin shqiptar.

 

Advertisement

Fillimisht do të jetë kryeministri, Edi Rama që do të mbajë fjalën e tij në orën 19:15, ndërsa sipas axhendës parashikohet të zgjasë vetëm 15 minuta. Më pas vjen nderimi i presidentit amerikan, teksa fjala e tij është parashikuar të mbahet në orën 19:25.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy