Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik/ Zbardhet axhenda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik/ Zbardhet axhenda

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.

 

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

 

Advertisement

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

 

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

 

Advertisement

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

 

Reporterët, operatorët, forografët që do të ndjekin nga afër pritjen dhe ceremoninë dhe që ende nuk janë akredituar, ju lutemi të dërgoni të dhënat në e-mail: [email protected] brenda orës 14:00 të ditës së sotme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy