Biznesi: Është prishur zinxhiri i mirëqënies ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi: Është prishur zinxhiri i mirëqënies ekonomike

Kriza e çmimeve si dhe rritja e kostove të biznesit ka të ngjarë që të shtyjë për më tej hapjen e vëndeve të reja të punës.

 

E teksa tregu I punës ende nuk I është rikthyer nivleve të para pandememisë, pasi janë 17 mijë të punësuar më pak, sipas Bankës Botërore, biznesi e sheh prespektivëvn e tregut të punës si shqetësuese.

 

Advertisement

Sokol Kraja, sipërmarrës tha në emisionin E-ZONE se bizneset po tregohen më të kujdesshëm dhe më të stepur në zgjerim të aktivitetit

 

Në këto kohë të gjithë duan më shumë lekë punonjësit, bizneset dhe qeveria gjithashtu. Por kostot sa vijnë dhe po rriten ndaj dhe në shumë fusha tendenca për të zgjeruar më tej aktivitetin është më e kufizuar. Po fokusohemi për të mbajtur atë nivel  tregu që kemi. Ne po shohim pagat për ato departamente ku verejmë që presioni për tu larguar I punëtorëve është më I madh. Por në cdo rast është gati e pamundur që pagat të ecin në të njëjtën linjë me krizën e cmimeve. Ajo që mund të them është se është prishur zinxhiri I mireqënies ekonomike, zinxhir I cili nuk e dimë se kur do ti rikthehet normalitetit.- u shpreh Kraja në E-ZONE

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy